Të ndalohen ndërhyrjet e pushtetit në Universitetin e Prishtinës

Mos i humb

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka organizuar tryezën ”Projektligji për arsimin e lartë – ndikimi në sistemin arsimor”.

Ata kanë bërë përpjekje që të marrin sa më shumë opinione dhe të hapin diskutime për këtë projektligj të rëndësishëm për vendin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi tha se ky ligj tash e sa vite po i mungon Kosovës për shkaqe politike.

“Komisioni Parlamentar për Arsim e ka shqyrtuar Projektligjin për Arsim. Tani pritet që të shkojë në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Ky ligj po i mungon vendit dhe ky ligj ka qenë në Kuvend edhe mëheret, por nuk ka kaluar për arsye politike. Votat e Listës Serbe nevojiten për këtë ligj, por ata nuk e kanë votuar. Presim që kjo të jetë tentativa e dytë për kalim”, u shpreh Kurteshi.

Ndërsa, deputeti Glauk Konjufca, theksoi se është e paparanueshme që pushteti të ndikojë në Universitetin e Prishtinës.

“Problemet me arsimin e lartë janë evidente. Ato fillojnë prej cilësisë së arsimit, ndikimit të drejtëpërdrejtë të pushtetit në UP, kushtet në të cilat mësojnë studentët. Është e papranueshme se sa pak debat ka pasur për këtë ligj, sidomos në rrethet universitare”, tha ai.

Në këtë tryezë dhanë propozimet e tyre edhe profesionistë të tjerë të fushës së arsimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit