Të paktën 11 të vdekur dhe 35 të zhdukur nga rëshqitjet e dheut

Mos i humb

Të paktën 11 persona vdiqën dhe të paktën 35 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin malor Racha të Gjeorgjisë veriperëndimore.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e Tbilisit.

Nga të vdekurit e konfirmuar, dy janë nxjerrë nga balta në mbrëmje, katër të tjerët mëngjesin e sotëm.

Sipas ministrisë së Brendshme, gjithsej 210 persona janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë që nga fillimi i operacioneve.

Është evakuuar edhe resorti luksoz ‘Sunset Shovi’ ku deri dje pasdite qëndronte familja e kryebashkiakut të Tbilisi dhe ish-lojtarit të AC Milan Kakhaber Kaladze

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit