Të shtëna me armë në një aeroport në Turqi

Mos i humb

Një polic turk njoftohet se ka qëlluar me armë zjarri një koleg të tij e më pas pastaj ia ka kthyer armën vetës. Ngjarja u zhvillua në një aeroport turk.

Mediat turke raportojnë se oficeri i policisë shkrepi armën e tij në dejtim të një polici tjetër, në aeroportin Kayseri në Turqinë qendrore, e më pas ia ktheu armën vetës.

Agjencia e lajmeve thotë se të dy ishin dërguar në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Policia ka marrë masa shtesë të sigurisë në terminalin e fluturimeve të brendshme të aeroportit ku ndodhi incidenti.

Që kur terminali ndërkombëtar është hapur në vitin 2007, rreth një milion pasagjerë çdo vit kanë kaluar nëpër aeroport.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit