Të shtëna në Virginia Beach, 11 të vdekur – vritet edhe i dyshuari

Mos i humb

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen pasi një i armatosur ka hapur zjarr në një ndërtesë komunale në Virginia Beach të Virxhinias, ka thënë shefi i policisë, James Cervera.

Sipas mediave të huaja, sulmuesi, i cili ishte punonjës i shërbimeve publike, është gjithashtu i vdekur.

Siç ka thënë Cervera, sulmuesi i armatosur kishte qëlluar “pa dallim”.

“Kjo është dita më shkatërruese në historinë e Virginia Beach”, ka thënë kryebashkiaku Bobby Dyer. “Njerëzit e përfshirë janë miqtë tanë, bashkëpunëtorët, fqinjët, kolegët”.

Cervera ka shtuar tutje se sulmuesi u përball menjëherë me autoritetet, pasi hapi zjarr, duke shtuar se kishte edhe shkëmbim të shtënash ndërmjet sulmuesit dhe policisë.

Si pasojë, edhe një polic është plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit