Të vaksinuar me dy doza të Pfizer, dy raste të dyshuara me Delta në Pogradec, u kthyen pas në Kapshticë nga pala greke

Mos i humb

Regjistrohen dy raste të dyshuara me variantin Delta të koronavirusit në Pogradec.

Njoftohet se bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës, pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.

Ndërkohë, mësohet se është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit