Të verbrit hyn në grevë urie 24 orë në kërkim të drejtave të tyre

Mos i humb

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve kanë filluar grevën e urisë për shkakë të mosreflektimit ndaj kërkesave të tyre nga institucionet shtetërore. Grevistët kanë kërkuar respektim të Ligjit për të Verbrit si kushtin kryesor të tyre punësimin dhe shkollimin e pakushtëzuar.

Halil Kurmehaj, Përfaqësues i Grevistëve tha se janë thirrur shumë herë nga zyra e kryeministrit por që asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete rreth zgjidhjes së kësaj situate. Gjithashtu ai u shpreh se kërkesat e tyre asnjëherë nuk kanë gjetur zbatim tek organet kompetente.

“Na ka zënë pa përgatitur takimi i sotëm që e kishim me zyrën e kryeministrit, aty ishte edhe këshilltari i kryeministrit z. Lluka ku ata u zotuan që kanë me na mbështet megjithatë nuk dhanë ndonjë zgjidhje konkrete të situatës.Kështu një mesazh ndoshta për institucionet e Kosovës me ju thënë bravo ju qoftë  që po dini me i qitë në rrugë kështu”, tha Kurmehaj.

Përpos që nuk kanë gjetur mbështetje nga Qeveria e Kosovës ata nuk kanë pasur përkrahje as nga  Shoqata e të Verbërve ku sipas tij kjo Inciativë e Pavarur e të Verbërve kërkon që librezat e verbërisë të jepen nga Minisitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e jo nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës.

“ Në nuk kemi përkrahjen nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, ne i kemi ftuar vazhdimisht dhe sot i ftojmë të na bashkëngjiten. Ne nuk kemi asnjë telashe me ta po ndoshta ata i kanë zgjidhur problemet e tyre dhe nuk mund të bëjnë një veprim të tillë. Më lejoni të përmend edhe një fakt tjetër për shkak se ne jemi duke sulmuar edhe çështjen e librezave të verbërisë ku aktualisht i lëshon Shoqata e të Verbërve të Kosovës ku i merr për një vit në vlerë prej 24 eurove dhe aty bëhen me mijëra euro dhe ata nuk kanë ndonjë interes që të kërkojnë zbatimin e ligjit”, u shpreh Kurmehaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit