Tedi Blushi: Provat e reja në SPAK tregojnë grupin e strukturuar kriminal

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e konsideron inceneratorin e Tiranës si një korrupsion të pastër shtetërore.

Ndërsa publikon një video që më herët e publikoi edhe deputetja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, Blushi thekson se Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!

Reagimi:

Vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon! Korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor!

Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve!

Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit