Irani ka kërcënuar me bllokimin e ngushticës së Hormuzit, një arterie vitale për dërgesat e naftës nga Lindja e Mesme. Paralajmërimet vijnë në përgjigje të Shteteve të Bashkuara, e cila është duke tentuar t’i ndërpres eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit.
Pasi u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e programit nuklear të Teheranit, Uashingtoni i ka urdhëruar shtetet që të mos e blejnë naftën nga Teherani që janë sanksionet e dyta të zbatuara nga SHBA.
Këshilltari i lartë i kreut të Iranit për çështjet ndërkombëtare Ali akbar Velayati tha se vendi i tij do të hakmerret, raportoi “RT”.
Shumica e eksportit të naftës nëpërmjet ngushticës së Hormuzit vjen nga Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuwaiti dhe Iraku.
Është gjithashtu rruga për gati të gjitha dërgesat e gazit të lëngshëm natyral (LNG) nga eksportuesi më i madh në botë, Katari./periskopi