Telefoni inteligjent më i shumëpritur nga Samsung po vjen në Shqipëri

Mos i humb

Tiranë, 18 shtator 2020 – Samsung Galaxy Z Fold2, udhëheqësi i gjeneratës së tretë të telefonave palosës, do të jetë në dispozicion për blerje në Shqipëri nga 18 shtatori. Z Fold2 është një pajisje me dizajn të rafinuar, me një ekran të përparmë edhe më të madh dhe një ekran kryesor masiv, i cili është ideal për jetën e përditshme mjaft të ngarkuar dhe shumë detyra gjatë ditës. Të gjitha aplikacionet e lidhura me Google janë gjithashtu të disponueshme në telefonin inteligjent palosës Samsung Galaxy Z Fold2.

Samsung Galaxy Z Fold2 është një udhëheqës i vërtetë i brezit të ri të telefonave palosës. Për të gjithë përdoruesit, Galaxy Z Fold2 siguron një përvojë të re celulare, me përmirësime të rafinuara dhe inovacione të rëndësishme. Ajo që karakterizon këtë pajisje të nivelit më të lartë është dizajni i guximshëm i kombinuar me inxhinierinë e avancuar. Kur hapet, Galaxy Z Fold2 ka një ekran kryesor 7.6-inç. Dërgimi i e-maileve ose shikimi i përmbajtjes tuaj të preferuar është i mundur pa hapur pajisjen, falë Ekranit Cover 6.2-inç Infinity-O për përdorimin maksimal.

Pjesë e dizajnit të ri është mentesha, e cila në mënyrë të përsosur përshtatet në trupin e smartphone-it me një mekanizëm CAM. Mentesha në Galaxy Z Fold2 përmban një teknikë revolucionare të prerjes, përbërje të modifikuar dhe dendësi të rregulluar të fibrës. Gjithashtu, Galaxy Z Fold2 përdor një teknologji të re inovative të pastrimit, për të mbajtur larg pluhurin dhe grimcat e padëshiruara nga hapësira midis trupit dhe kasës së vetë pajisjes.

Përvoja e përdoruesit me një smartphone si Galaxy Z Fold2 arrin një nivel krejt të ri. Meqenëse telefoni i ri palosës nga Samsung është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këdo praktikon multitasking, me funksionin Flex Mode, regjistrimi i videove, bërja e fotografive dhe shikimi i përmbajtjes në kohë reale më në fund bëhet më i lehtë. Për më tepër, kamera në Galaxy Z Fold2 ka modalitete të tilla si Pro Video, Single Take, Bright Night dhe Night Mode, duke i lejuar përdoruesit të përjetësojnë çdo moment në një cilësi mahnitëse.

Ky smartphone palosës unik është i disponueshëm në ngjyrën e Zezë Mistike dhe Bronz Mistike. Çmimi i rekomanduar fillon nga ALL 249,999.

Zbuloni më shumë informacion këtu https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-z-fold2/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit