Temperatura rekorde në Francë, Britani, Belgjikë, Holandë dhe Suedi

Mos i humb

 

Temperaturat e ajrit në disa shtete evropiane këto ditë kanë arritur shifrat rekorde të larta, ku zhiva e termometrit është ngjitur në 39 gradë celsius.

Këto ditë në Francë janë regjistruar temperatura deri në 39 gradë celsius, në Britani të Madhe 38, ndërsa në Belgjikë dhe Holandë 37 gradë celsius.

Vala e të nxehtit të martën kaploi kryeqendrën franceze Parisin, ku sot zhiva e termometrit është ngjitur në 36 gradë celsius, një rekord i 40 viteve të fundit.

Enti Hidrometeoroligjik i vendit ka shpallur alarmin e portokalltë në 25 qytete, nga të cilët sot më i nxehti ishte Auxerri me 39 gradë.

Vala e të nxehtit ka kapluar edhe Britaninë e Madhe, ku temperatura e ajrit në disa qytete të caktuara është ngjitur në 38.5 gradë celsius. Dita më e nxehtë, para të sotmes, ishte regjistruar në vitin 2003, kur janë matur 38 gradë.

Sipas sinoptikëve, nga sonte disa qytete të Britanisë do të përballen me një mot të përkeqësuar të shoqëruar me stuhi.

Moti i nxehtë ka kapluar edhe Belgjikën, ku dje zhiva e termometrit u ngjit në 34 gradë celsius, ndryshe dita më e nxehtë pas vitit 2006. Ptitet që moti i nxehtë të mbajë edhe nesër, ndërsa nga e diela pritet rënie e temperaturave për 10 gradë.

Dita më e nxehtë në 100 vitet e fundit u regjistrua dje edhe në Holandë. Temperatura shkonte deri në 38.2 gradë celsius.

Edhe Holanda këto ditë u përball me teperatura rekorde, ku zhiva u ngjit në 38.2 gradë celsius, ndërkohë që në Suedi u regjistruan 35 gradë.

Në kryeqendrën e Suedisë, Stockholm, u matën 34 gradë celsius.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit