Tensione në Kuvend/ Karrige të përmbysura dhe tymuese nga deputetët e PD

Mos i humb

Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare të ditës së sotme, vetëm 20 minuta pas nisjes së saj.

Ajo tha se seanca e radhës do të njoftohet në orët në vijim.

Ndërkohë edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë situata ishte një kaos, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kthyer karriget përmbys, si dhe hodhën tymuese.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën duke vendosur karriget përmbys tek foltorja, si dhe kanë nisur me ndezjen e tymueseve.

Ndërsa Lindita Nikolla nisi seancën, kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull.

Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.

Nikolla: Garda merrni masa

Berisha: Jo, jo nuk preken

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit