Tensione në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë

Mos i humb

Përfaqësues të “Aleancës për Teatrin”, por edhe të opozitës po zhvillojnë një protestë para Bashkisë së Tiranës që nga ora 11:00 e ditës së sotme.

Pas rreth 1 ore zhvillim normal të protestës, ka pasur tensione mes protestuesve dhe punonjësve të policisë. Protestuesit kanë hedhur flakadanë në drejtim të Bashkisë së Tiranës si dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

Protesta gjithashtu shoqërohet me pankarta kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe ka pasur momente kur janë hedhur mollë në drejtim të Bashkisë së Tiranës.

Disa nga anëtarët e Këshillit Bashkiak tentuan të futeshin në ambientet e Bashkisë së Tiranës, por dera ishte e mbyllur. Ata kërkojnë të mbajnë një interpelancë urgjente me kryebashkiakun Veliaj, por nuk janë lejuar të futen brenda.

Megjithatë, ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj të hapë dyert e bashkisë që të dorëzojnë kërkesën teksa janë shprehur të vendosur të mos tërhiqen.

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet para bashkisë pas prangosjes së disa prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për abuzime me tenderat nëpërmjet kompanisë “5D”. Për protestuesit, kryebashkiaku Veliaj qëndron pas kësaj afere.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit