Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti i Iranit: Po përballemi me sfida serioze

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar zyrtarët që të mos krijojnë një “imazh të rremë” të situatës në vend gjatë konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Në deklaratat e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve ‘Mehr News Agency’, Pezeshkian tha se vendi duhet të jetë i sinqertë për ndikimin e luftës në ekonomi dhe infrastrukturë.

Ai theksoi se nëse vendi është “në gjendje lufte, duhet të sillet si në luftë”, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe realitet në komunikimin me publikun.

Sipas presidentit iranian, janë goditur disa sektorë kyç të ekonomisë, përfshirë termocentralet, industrinë petrokimike dhe fabrikat e çelikut.

Ai paralajmëroi se autoritetet nuk duhet të mohojnë problemet reale apo të paraqesin një situatë të rreme stabiliteti, ndërsa vendi përballet me presion të shtuar.

“Ne gjithashtu po përballemi me sfida serioze
,” u shpreh Pezeshkian, duke pranuar ndikimin e konfliktit në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit