Tensioni Turqi-Greqi, Lavrov: Çdo shtet gëzon të drejtën sovrane për të përcaktuar shtrirjen e ujërave territoriale deri në 12 milje detare

Mos i humb

Pak orë para takimeve me Nikos Dendias, minister i Jashtëm dhe Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka dhënë një intervistë për Agjencinë shtetërore të lajmeve amna.gr dhe gazetarin Dhimitris Manolis.

I pyetur për Turqinë dhe konkretisht demarkacionin e zonës detare midis dy vendeve fqinje, Lavrov ka theksuar me qartësi se kryhet në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, duke u referuar në konventën e OKB Kur bëhet fjalë për shënjimin e zonës bregdetare midis vendeve fqinje, kjo duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, theksoi ai në një intervistë për APE-MPE me rastin e vizitës së tij në Athinë sot, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov referencë e qartë për Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit.

I referuar konkretisht në çështjen Greqi-Turqi, Lavrov ka pohuar se pozicioni i Rusisë, që ka nënshkruar Konventën në vitin 1982, bazohet në rregulloren e përfshirë në këtë traktat dhe vëren se neni 3 i Konventës parashikon se çdo shtet gëzon të drejtën sovrane për të përcaktuar shtrirjen e ujërave territoriale deri në 12 milje detare.

Ministri i Jashtëm rus është referuar në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, për Qipron, Turqinë si dhe për konfliktin dhe ofensivën e Azerbajxhanit në Nagorno Karabakh, duke theksuar veç të tjerave se «Rusia dhe Turqia po punojnë për të zgjidhur konfliktet në të gjitha fushat e tensionit të përmendura. Në të njëjtën kohë, ne nuk e fshehim faktin se pozicionet tona në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve të caktuara rajonale mund, për arsye objektive, të jenë shumë të ndryshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit