Tentoi të vrasë me makinë punëtorin e mirëmbajtjes së rrugës në Rrëshen-Rubik, burg për autorin

Mos i humb

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 67-vjeçarin Ded Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmes mirëmbajtëse të rrugës Rrëshen-Rubik, duke e lënë të plagosur.

Doçi ka pranuar në gjykatë se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtorët, por ka mohuar të ketë plagosur qëllimisht punëtorin.

“Nuk doja ta vrisja, ndodhi aksidentalisht”, mësohet të ketë thënë Doçi në Gjykatë.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për vepren penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit