“Tërheqja e YPG-së nga Munbixhi jo e mjaftueshme, pasojnë qytete të tjera”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se tërheqja e organizatës terroriste YPG/PKK nga rajoni i Munbixhit në Siri “nuk do të jetë e mjaftueshme”.

Shefi i diplomacisë turke foli në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Lesotos, Lesego Makgothi, në Ankara.

“Nuk do të jetë e mjaftueshme që YPG të tërhiqet nga Munbixhi. Do të ketë qytete të tjera pas Munbixhit”, tha Çavusoglu, duke iu referuar operacionit të mundshëm të Turqisë në këtë rajon në të ardhmen e afërt.

I pyetur për praninë e SHBA-ve në qytetin sirian Munbixh dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA, Çavusoglu tha se nuk ka patur marrëveshje me SHBA-të, por “një mirëkuptim” për stabilizimin e Munbixhit dhe anën lindore të lumit Eufrat.

“Nëse arrijmë konsensus në lidhje me një udhërrëfyes me SHBA-të, atëherë mund të themi se kemi një marrëveshje. Tani për tani, ekziston një mirëkuptim”, tha Çavusoglu.

Më 16 shkurt, gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Ankara, të dy vendet “arritën një mirëkuptim” për të normalizuar lidhjet pas një periudhe tensionesh lidhur me situatën aktuale në Siri.

Organizata terroriste YPG/PKK duhet së pari të tërhiqet nga Munbixhi, që gjendet në veri të Sirisë, në mënyrë që Turqia të ndërmarrë hapa me SHBA-në bazuar në besim, kishte thënë Çavusoglu gjatë vizitës së Tillerson./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit