Tërmet 6,6 ballë në Filipine

Mos i humb

Një tërmet me madhësi 6,6 ballë ka ndodhur në jug të Filipineve.

Sipas deklaratës së bërë nga Instituti i Vullkaneve dhe Tërmeteve të Filipineve, qyteti Davao që ndodhet në Ishullin Mindanao në jug të vendit u trondit në mëngjes në orën 09.04 nga një tërmet me madhësi 6,6 ballë.

Bëhet e ditur se pas tërmetit që tronditi shumë ndërtesa të qytetit populli doli në rrugë për të qenë më i sigurt.

Njoftohet se tërmeti që ndodhi 50 kilometra në thellësi të tokës, kishte epiqendër rajonin Kisante, që ndodhet 100 kilometra larg Davao-s.

Pas tërmetit që nuk pati humbje jetësh nuk u bë paralajmërim për cunami.

Në qytetin Davao që tronditet shpesh nga tërmetet edhe para dy javësh ra një tërmet me madhësi 6,4 ballë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit