
Një tërmet prej 5 ballësh ka ndodhur në afërsi të qytetit Karditsa në pjesën qendrore të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeologjik të Athinës, tërmeti ka ndodhur me epiqendër në Liqenin Plastira, 230 kilometra në veriperëndim të Athinës, me thellësi dhjetë kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Sipas mediumeve greke, deri më tani nuk janë regjistruar reste të viktimave apo dëmeve materiale. Ndërkaq, popullata në qytetet Karditsa dhe Trikala kanë përjetuar panik.
Siç njoftohet, në disa rrugë rurale ka ndodhur rrëshqitje e dheut si pasojë e tërmetit./Rtv Islam/


