Tërmeti që lëkundi Tiranën e Durrësin u ndje deri në Itali, mediet fqinje: U krijua një çarje prej 85 km, që u përhap…

Mos i humb

Një tjetër tërmet i fortë “shkundi” Tiranën dhe Durrësin, në orën 17:03, duke shkaktuar panik e frikë te qytetarët. Lëkundja e fortë është ndjerë deri në Itali.

Mediet fqinje shkruajnë se tërmeti me magnitudë 4.7, që goditi zonën midis Tiranës dhe Durrësit, u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi.

Teksa kujton tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 51 personave dhe shkatërrimin e qindra mijërave shtëpive, mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, doli se shkaktar i atij tërmeti ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se çarja nuk u aktivizua plotësisht”.

Çarja “i përket strukturave përgjegjëse për deformimin dhe mbivendosjen e sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit Albanidi“.

Besohet se një strukturë e ngjashme tektonike ka shkaktuar në Shqipëri tërmetin me madhësi 5.8 të 21 shtatorit.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit