Tërmeti/ Salianji: Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike

Mos i humb

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguiar pas sistiatës së krijuar pas tërmetit shkatrrimtar të 26 nëntorit.

Në një masazh në rrjetet sociale, ai shkruan se “menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!”.

Sipas tij. “në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!”

Ja postimi i plotë:

Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për shoë mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen!
Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!

Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!

Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet!
Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me syte nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zevendesoje pronat!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit