Terrori në Zelandën e Re, Kulla Eiffel zhytet në errësirë

Mos i humb

Në atmosferën e trishtë të sulmeve terroriste në dy xhami në Zelandën e Re, dritat në ngrehinën simbol të Parisit – Kullën Eiffel, u fikën gjatë natës.

Ishte kryetarja e kryeqytetit francez Anne Hidalgo, ajo e cila urdhëroi fikjen e dritave në këtë simbol të Parisit, duke u shprehur se “urrejtja ka vrarë edhe një herë gra, burra dhe fëmijë, vetëm pse ata ishin muslimanë. Në emër të qytetarëve të Parisit, popullit të Zelandës së Re, qytetarëve të Christchurch dhe komunitetit musliman, unë përcjell ngushëllime dhe solidarizim pa fund”, shkroi Hidalgo. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit