Terroristët e Boko Haramit gjatë marsit kanë vrarë të paktën 88 civilë

Mos i humb

Të paktën 88 civilë janë vrarë në sulmet e kryera nga pjesëtarët e grupit terrorist Boko Haram në rajonin Diffa në verilindje të Nigerit, bën të ditur zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare (OCHA).

Në kumtesën e publikuar nga OCHA thuhet se Boko Haram gjatë muajit mars ka kryer të paktën 21 sulme në rajonin Diffa, ku në shënjestër ka pasur civilë dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Si rrjedhojë e sulmeve janë vrarë të paktën 88 civilë, ndërsa 12 të tjerë janë rrëmbyer.

Nga shkaku i sulmeve, të paktën 18.480 banorë kanë braktisur zonën Diffa, duke gjetur strehim në fshatrat përreth.

Rajoni Diffa ndodhet në kufirin e Nigerit dhe Nigerisë, dhe që nga viti 2015, shpeshherë është vënë në shënjestër të terroristëve të Boko Haram.

Boko Haram aktivitetet e saj i filloi në vitet 2000, ndërsa nga viti 2009 filloi të zbatojë aksione të dhunës masive, pasi lideri i tyre Muhammed Yusuf nën rrethana të paqarta ndërroi jetë në paraburgim.

Gjatë përleshjeve me terroristët e Boko Haram, jo vetëm në Nigeri, por edhe në Çad, Niger dhe Kamerun, deri tani janë vrarë më shumë se 20.000 persona, ndërsa rreth 2.3 milionë janë shpërngulur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit