Terroristët e PYD/PKK-së nga Afrini sulme ndaj fëmijëve dhe civilëve në Turqi

Mos i humb

Terroristët e PYD/PKK-së kanë bombarduar dhe granatuar qytetet kufitare turke në pesë ditët e fundit nga rajoni kufitar sirian Afrin dhe në këto sulme jetën e kanë humbur të paktën katër persona dhe janë plagosur 67 të tjerë.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) të shtunën nisën operacionin “Dega e Ullirit” për t’i dhënë fund okupimit dhe neutralizimit të terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në Afrin.

Gjatë pesë ditëve të fundit, terroristët nga rajoni sirian kryen 19 sulme me raketa në qytetin kufitar turk Kilis dhe 14 sulme raketore dhe një sulm me mortaja në provincën Hatay.

Sulmi i fundit terrorist me raketa nga Afrini ndodhi mbrëmë, ku objektivi i sulmit ishte xhamia Calik në qendër të Kilisit. Nga sulmi u vranë dy persona, duke përfshirë një refugjat sirian dhe u plagosën 19 persona, duke përfshirë pesë fëmijë.

Forcat kufitare turke zbuluan me saktësi vendndodhjen nga ku ishte kryer sulmi në Afrin dhe me sulme të ashpra artilerike shkatërruan bazat e terroristëve në atë vend.

Sulmi i parë raketor në Kilis ndodhi të dielën, në ditën e dytë të operacionit “Dega e Ullirit”, kurse një raketë goditi shtëpinë e familjes Akbas, me ç’rast u plagosën dy fëmijë.

Të dielën, terroristët e PYD/PKK-së kryen gjithashtu 11 sulme raketore në rrethin Reyhanli në Turqinë jugore, të provincës Hatay. Në këtë sulm humbi jetën një sirian dhe u plagosën 46 persona, përfshirë një fëmijë.

Forcat kufitare të Turqisë me sulme të artilerisë u janë kundërpërgjigjur të gjitha sulmeve terroriste të kësaj jave nga Afrini.

Nëna e fëmijëve të plagosur në sulmin terrorist në Kilis, Nadire Akbas, për AA tha se ajo gjatë sulmit ishte në kuzhinën e shtëpisë së saj dhe se vajzat e saj Filiz dhe Sukriye po shihnin një film të animuar në dhomën e tyre.

“Papritmas u dëgjua një zhurmë, dhe gjithçka rreth meje ishte tym dhe pluhur. I mora fëmijët, por nga shtëpia dolëm vëtëm me ndihmën e fqinjëve të mi sepse dera ishte bllokuar nga një mur i shembur. Fatmirësisht nuk pati zjarr sepse do të digjeshim në shtëpi. Vajzat kishin prerje në kokë nga xhamat që u shpërndanë gjithandej nëpër shtëpi, por për fat të mirë ata tani janë mirë”, tha Akbas.

Babai i vajzave të plagosura, Ali Akbas ishte në punë në kohën e sulmit terrorist me raketa, kurse për AA tha se terroristët duhet të shkatërrohen sa më parë, pasi ata janë njerëz të këqinj që sulmojnë fëmijët dhe civilët.

“Shteti na ofron çdo llojë ndihme. Komuna na rindërton shtëpitë, kurse fëmijët kanë të gjitha ndihmat e mundshme. Jam i gatshëm që edhe unë të shkoj të luftojë kundër terroristëve”, ka thënë Ali Akbas.

Me qëllim të eliminimit të traumave psikologjike, fëmijëve të plagosur u ndihmon edhe specialistja Merve Salamis, e cila tha se viktimat nuk janë harruar dhe kurrë nuk do të harrohen.

Po ashtu edhe gjyshja 70-vjeçare e vajzave së plagosura, Filiz Akbas, tha se ishte e gatshme të luftojë kundër terroristëve që sulmuan fëmijët dhe të pafajshmit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit