Një automjet që transportonte zyrtarë doganorë në provincën lindore Ağr të Turqisë, sot është goditur nga një raketë e shkrepur nga terroristët, bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu.
Sulmi terrorist ndodhi në rrethin Gürbulak, 3 kilometra nga porta kufitare e Turqisë me Iranin.
Nuk u raportua për vdekje, por pati dëmtime, konfirmoi një reporter i AA-së në terren.
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë arritur në vendin që ka qenë i lidhur nga kordoni.
Ministri Soylu në Twitter tha se raketat e shkrepura nga terroristët goditën pjesën e përparme të automjetit të blinduar që transportonte stafin doganor.


