Terrorizmi në Mesdhe ushqehet nga Afrini

Mos i humb

Organizata terroriste PKK, e cila ushtron veprimtari në Malet Amanos me një sipërfaqe të konsiderueshme në jug të Turqisë, sigurojnë resurset terroriste dhe nevojat nga qyteti i Afrinit në veri të Sirisë.

Malet Amanos, që gjenden në pjesën rurale të provincave Hatay dhe Kilis në jug të Turqisë dhe që përbëjnë pikën më kritike të kufirit me Sirinë, shquhet si një nga zonat ku organizata terroriste fshihet pas hyrjes në Turqi nga Afrini dhe ku kryen sulmet.

Ndërkaq, Afrini paraqet një rajon ku organizata siguron në masë të konsiderueshme logjistikën dhe resurset njerëzore dhe ku zhvillon aktivitete trajnimi dhe organizimi.

Numri i terroristëve që kanë ardhur në Amanos pasi kanë marrë trajnime për shpërthime dhe armë nga rajoni i Afrinit, i cili prej tre vitesh gjendet nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PYD/PKK, kalon mbi 40.

Terroristët e kapur të cilët kanë pranuar fajin theksojnë se numri i terroristëve të PKK-së që kanë ardhur në Amanos pasi kanë marrë trajnim në Afrin mund të jetë më i madh.

Mbështetja që organizata në Malet Amanos ka marrë nga Afrini del në pah edhe në deklaratat e terroristëve të kapur apo të dorëzuar.

Në seancën mbrojtëse të Reshit Kodaks, pjesëtarit të organizatës terroriste PKK/YPG i cili u dënua me 29 vite burgim pasi u dorëzua në xhandarmëri nga ana e banorëve teksa mbante me vete armë M-16 dhe dy bomba artizanale në pjesën rurale të Maleve Amanos në Hatay, theksoi se i është bashkangjitur organizatës që nga muaji shkurt i vitit 2016 në rajonin e Afrinit në Siri.

I pandehuri kishte pranuar se ka marrë trajnim ushtarak dhe ideologjik atje.

“Në organizatë jepnin pagë prej 100 dollarësh. Nuk më pëlqenin ato që i përjetoja në organizatë. Lufta nuk është e mirë. Jam penduar. Në Amanos hymë me gjashtë persona. Unë u arratisa prej këtyre gjashtë personave. U dorëzova në Dörtyol”, ishte shprehur ai.

– Terroristë të arratisur pranojnë fajin

Ndërkaq, 24-vjeçarja me inicialet Y.B., anëtare e PKK/YPG-së e cila u konfirmua të ishte në muajin e katërt të shtatzënisë e cila u kap në vijën kufitare Turqi-Siri dhe u dënua me katër vite e dy muaj burgim me akuzën “anëtare e një organizate të armatosur terroriste” në Hatay, pranoi vepra të kryera gjatë periudhës teksa ishte brenda organizatës.

Ajo tha se në organizatë është bashkangjitur nëntë vite më parë pa iniciativë të saj. Ajo kishte rrëfyer se ka qëndruar në Iran dhe Irak për një kohë dhe se është burgosur për një muaj e gjysëm pasi është pandehur si agjente, duke shtuar se është përpjekur të arratiset, por është kapur.

Y.B. tregoi se në vitin 2012, organizata e ka dërguar në kamp trajnimi për gra dhe se më pas ka kaluar në Siri.

“Me shokët e tjerë aty vodhëm telefonin e komandantit. Shokët kontaktuan me familjet e tyre përmes këtij telefoni. Meqë familjet e tyre dhanë para, ata shpëtuan, por unë nuk arrita pasi nuk munda ta kontaktoj familjen. Më kapën dhe qëndrova e burgosur për gjashtë muaj, e mës pas erdha në Afrin, ku qëndrova shtatë muaj”, tregoi Y.B.

Ajo tha se shtetasi sirian Arif M., me të cilin janë kapur së bashku në kufi, ishte angazhuar për mbajtjen e rendit publik në fshatin në të cilin gjendeshin.

Y.B. më tej tregoi se kanë dashur të arratisen së bashku me Arif M. dhe se më 11 tetor të vitit 2016 janë dorëzuar në xhandarmëri pasi kanë kaluar kufirin në orët e mbrëmjes.

Ndërkaq, shtetasi sirian Arif M. shprehet se kanë qenë të detyruar nga ana e PKK-së të bëjnë gjëra të caktuara.

“Na thanë ‘ose do të merrni pjesë në mbajtjen e rendit, ose do të jeni ushtarë, ose do t’i bashkangjiteni PKK-së. Unë zgjodha të mbaj rendin, ndërsa nuk iu bashkangjita ushtarëve për arsye se mund të më dërgonin në luftë. Y.B. erdhi në vend ku gjendesha shtatë muaj më parë, por ne njihemi prej dy muajsh. Pjesëtarët e organizatës më kishin frikësuar. Na thonin se ‘do t’ju vrasin dhe presin në qoftë se shkoni në Turqi’. Y.B. më kërkoi t’i merrja një telefon. Do të telefononte familjen e saj dhe të kuptonte nëse ndodh një gjë e tillë. Unë i mora një telefon. Ajo kontaktoi me vëllain e saj. Kur kuptoi se një gjë e tillë nuk ndodh në Turqi, ne vendosëm të vinim”, ka thënë Arif M.

– Shumë municione u konfiskuan

Gjatë aktiviteteve të kërkimit në Malet Amanos gjatë vitit të fundit, në rajonin Osmaniye janë konfiskuar shumë municione dhe materiale vitale të fshehura në strehimore, depo dhe të groposura në tokë.

Zyrtarët në Osmaniye kanë thënë se teksa pjesëtarët e organizatës terroriste në Malet AManos më parë vinin nga Iraku, në disa vite të fundit ata kanë filluar të vijnë nga Siria, pasi organizata terroriste është forcuar në këtë vend.

Ndërkaq, është konstatuar se terroristët e ardhur dhe armët e sjella në rajon gjatë vitit të fundit vijnë veçanërisht nga Afrini, aktualisht i kontrolluar nga PKK-ja, që është vendi më i afërt në kufirin me Turqinë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit