Terrorizoi banorët në Fier, pranga pronarit të pikës së gazit që shpërtheu në flakë

Mos i humb

Policia e Fierit ka arrestuar pronarin e pikës së gazit pas shpërthimit të fuqishëm të një dite më parë, ku si pasojë disa banesa pësuan dëme të mëdha. Banorët treguan për mediat se shpërthimi i pikës së gazit ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk u shoqërua me pasoja në jetë njerëzish.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin:

  • S.M., 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarrë dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit