Tërshërë Me Gjalpë Kikiriku Dhe Banane

Mos i humb

Reputacioni i tërshërës si një drith i shëndetshëm është plotësisht i justifikuar, por një shumë njerëz e shohin atë si të ‘mërzitshme’ në shije nëse konsumohet çdo ditë.

Për këtë arsye, shumë ekspertë këshillojnë kombinime sa më të larmishme të tërshërës për një vakt të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Tërshëra përmban sasi të bollshme amino acidesh dhe stimulon mëlçinë të prodhojë lektinën që ndihmon në pastrimin e plotë të trupit nga toksinat Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në enët e gjakut e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit etj.

Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në to e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit etj.

E fundit por jo për nga rëndësia është se tërshëra përmirëson ndjeshëm sistemin tretës dhe rrjedhimisht këshillohet të konsumohet për humbjen e peshës.

Tërshërë Me Gjalpë Kikiriku Dhe Banane

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, një vakt me bazë tërshëre duhet kombinuar në mënyrë të zgjuar.

Duke qenë se tërshëra është një burim i mirë i karbohidrateve komplekse,  ajo duhet kombinuar me proteinë dhe yndyrë të shëndetshme.

Për shembull tërshërën mund ta pasuroni me fara chia, gjalpë arrorësh ose edhe një vezë.

Ju mund të përdorni edhe qumësht sipas dëshirës.

Receta e mëposhtme ofron shije dhe ushqyes të nevojshëm që në mëngjes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë.

Përbërësit:

  • 4.5 filxhanë çaji ujë
  • 2 filxhanë çaji tërshërë
  • Një majë luge çaji kripë
  • 2 banane të prera në feta
  • 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku
  • Çerek filxhan çaji bajame të copëtuara
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Vendoseni ujin në zjarr dhe kur të marrë valë, uleni temperaturën dhe hidhni tërshërën dhe kripën.

Përziejini rregullisht dhe lëreni të gatuhet për 5 minuta deri sa drithi të zbutet dhe të përthithë shumicën e ujit.

Më pas shtoni bananet, gjalpin e kikirikut, bajamet dhe shurupin dhe vazhdoni me përzierjen.

Nëse qulli del shumë i trashë, shtoni pak qumësht, thonë ekspertët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit