Tetë të lënduar nga vërshimeve në Suharekë

Mos i humb

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Suharekë për shkak të vërshimeve nga shiu e mbrëmshëm.
Këtë e bëri të ditur shefi i Urgjencës së QKMF-së në këtë komunë, Sahit Halitjaha.

“Që nga mbrëmë në urgjencë janë trajtuar 8 persona të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në fshatra dhe qendër të Suharekës. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbime të nevojshme”, tha ai.

Ndërsa në Njësinë Shpëtuese dhe Zjarrfikëse në këtë komunë, thanë se një pjesëtar i tyre duke larguar ujin ka marre lëndime më serioze në krah dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Prizrenit.

Suhareka që nga mbrëmë është përballur me vërshime dhe nga reshjet janë përmbytur shtëpi banimi në 50 për qind të fshatrave në këtë komunë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit