Thaçi: Brenda një kohe të shkurtër do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave

Mos i humb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas vendimit të Parlamentit Europian pro liberalizimit të vizave për Kosovën, ka uruar qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi është shprehur se ky është një mesazh i qartë  për institucionet e tjera vendimmarrëse të Bashkimit Europian.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane, lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Me më shumë se 2/3 e votave të eurodeputetëve, Parlamenti Europian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ky është një mesazh i qartë edhe për institucionet e tjera vendimmarrëse në Bashkimin Europian. Jam i bindur se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët tanë, pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet të mundimshëm, së shpejti do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian. Si President i Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, i falënderoj eurodeputetët për këtë vendim të drejtë.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit