Thaçi dekoron dëshmorët e Marinës me urdhrin “Hero i Kosovës”

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marr fjalën në ceremoninë e inaugurimit të të kompleksit memorial të heronjve dhe dëshmorëve në Marinë.

Ai i ka dekoruar të gjithë heronjtë që prehen në këtë memorial me urdhrin “Heroi i Kosovës”, shkruan Indeksonline.

“Kam marr vendim që të gjithë të varrosurit të Marinë të dekorohen me urdhrin “Heroi i Kosovës”, këtu prehen 157 heroi të Kosovës.” ka thënë Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës është shprehur se kontributi i tyre për liri është i madh dhe se ky memorial është dëshmi e luftë çlirimtare të UÇK-së.

Po ashtu, as në këtë fjalim nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëdhëniet me Serbinë, me fokus bashkimin me Kosovë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë

Ishte ushtri e vullnetit dhe e gatishmërisë për liri. UÇK e bërë të pamundurën realitet, ajo fitoj mbështetjetjen e të gjithëve. E një mbështetje e tillë nuk mund të vinte pa ata që luftuan për liri, si Abedin Rexha, Muj Krasniqi dhe Ilaz Kodra.

Karakterin popullor dhe patriotik e tregon edhe fenomeni i rënies së komandanteve të brigadave. Ata qëndruan pran ushtarëve dhe popullatës cilive, duke dhënë shembullin se sa e vlefshme ishte liria dhe dashura për atdheun.

Zonja dhe zotëri, sot Kosova po punon në konsolidim e shtetit, po punojnë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Presim në muajt tjerë liberalizimin e vizave, po punojnë për shndërrimin e FSK në forca të armatosura.

Do të punojnë në mënyrë unike të arrijmë marrëdhënie paqësorë me Serbinë, dhe në kuadër të marrëveshjes për shënjimin e kufijve parashihet edhe bashkimi i Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ky memorial është dëshmi se askush nuk do të ketë forcë dhe argument për ta njollosur luftën çlirimtare të Kosovës. Nëse ardhja në jetë është një akt hyjnorë, rënia për liri është akti më sublim i njeriut.

Kam marr vendim që të gjithë të varrosurit të Marinë dekorohen me urdhrin me heroi “Heroi të Kosovës”, këtu prehen 157 heroi të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit