
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë.
Ai me rastin e nënshkrimit të ligjeve uroi të gjithë ushtarët dhe mbështetësit ndërkombëtarë, derisa njoftoi se dekreti do të hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
“Edhe njëherë dëshiroj që si president dhe komandant suprem të uroj të gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët, mbështetësit ndërkombëtarë, në këtë ditë të rëndësishme definitivisht të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës me nënshkrimin apo dekretimin e ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Urime Ushtria e Kosovës”, u shpreh Thçi /Kosova Post/



