Thaçi dënon arrestimin e pjesëtarit të FSK-së nga policia serbe

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për arrestimin e pjesëtarit serb të FSK-së në Serbi, Milosh Shoshiç.

Thaçi ka thënë se autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës.

Më tej ka theksuar se është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiç, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit.

“Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave europiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë”, shprehet Thaçi.

Për më tepër, sipas tij, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

“Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, deklaron Presidenti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit