Thaçi dhe Pacolli në lobim për INTERPOL, Kosova shanse të mëdha për anëtarsim

Mos i humb

Kosova dhe Serbia janë aktivizuar në lobim, njëra për të siguruar vota që Kosova të bëhet anëtare e INTERPOL, dhe tjetra për ta penguar këtë anëtarsim.

Megjithtë për dallim nga UNESCO ku Kosova kishte dështuar të marr votat e nevojshme për anëtarsim, kësaj radhe pritet të triumfoj përballë Serbisë dhe mbështetësve të saj.

Për të lobuar që të sigurohen sa më shumë vota, gazetametro mëson se Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli kanë udhëtuar në kontinentin afrikan.

Më 20 nëntor në Asamblenë e INTERPOL-it e cila do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kosovës 2/3 e votave të vendeve pjesmarrëse që të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Siç mëson gazetametro nga burime brenda MPJ-së, Kosova bashkē me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të sigurojē reth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarsim.

Kjo e ka shqetësuar tejmase Serbinë, jo vetëm për faktin se Kosova po arrin të fitojë një fitore diplomatike karshi saj, por edhe për atë se pas anëtarësimit Kosova do të mund të mund që përmes INTERPOL-it të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare për serb që akuzohen mga drejtësia kosovare, por që i ikin drejtësisë duke u fshehur e strehuar në Serbi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit