Thaçi: Do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë për zbardhjen e vrasjes së Kelmendit

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Kreu i shtetit shkroi se vrasja ishte tronditëse ndërsa i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin rastin.

Ai siguroi se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore.

Lexo po ashtu:
I vrari në Pejë është Qerim Kelmendi, reagon familja

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur kë të vrasje mizore”, shkroi Thaçi

Ndryshe, sot në orët e para pas mesnate është vrarë Qerim Kelmendi, vëllai i anëtarit të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi. Qerim Kelmendi është gjetur i djegur në veturën e tij, rreth 300 metra nga shtëpia në fshatin Llabjan, të Pejës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit