Thaçi e Daci kundër ndarjes së Kosovës dhe pro korrigjimit të kufijve

Mos i humb

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka pritur në vilën e tij në Brezovicë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim të presidentit thuhet se në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Sipas tij, me kryeakademikun Daci ka folur për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, ishte konstatim i përbashkët se pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit