
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme drekoi me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai me këtë rast ka bërë të ditur se do kërkojë nga Qeveria e Kosovës rrtjen e pagave për pjestarët e FSK-së.
“Tash pasi themeluam ushtrinë të gjithë kemi një unanimitet të plotë të mbështetjes së ushtrisë së Kosovës, të zhvillimit të saj, të punës saj të mbarë, të realizimit të qëllimit dhe misionit të tyre, unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandat suprem i Ushtrisë së Kosovës ti propozoj qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së që njerëzit këtu, ushtarët, oficerët, nënoficerët që të kenë një jetë të dinjitetshme, një punë të dinjitetshme në punën dhe angazhimin e tyre. Shpresoj se Qeveria do ti përgjigjet pozitivisht thirrjes dhe kërkesës sime për rritjen e pagave në mënyrë solide dhe të pranueshme” tha Thaçi.
Thaçi mes tjerash tha se këtë drekë e kishte si obligim me ushtarët e FSK-së pas mbledhjes që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork me kërkesë të Serbisë.
Sipas Thaçit edhe në këtë mbledhje u vërtetua botërisht përkrahja e miqve dhe aleatëve ndërkombëtar për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.


