Thaçi i përgjigjet Kandiçit, ja çfarë i garanton!

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur aktivistes serbe Natasha Kandiç, në kërkesën e saj, që të garantohet lëvizja e lirë për qytetarët serb.

Aktivistja Natasha Kandiç, përmes një letre dërguar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kishte kërkuar nga ky i fundit që t’iu lejohet  serbëve vizita në kishën ortodokse e cila gjenden në Gjakovë.

Ndërkaq, presidenti i Thaçi, ka bërë publike në rrjetin social Facebok përgjigjen e tij ndaj aktivistes Kandiq, ndërsa i premton angazhimin e tij për lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve, duke e vlerësuar  si të papranueshme  të cënohet e drejta e qytetarëve serbëpër të vizituar objektet fetare në  Gjakovë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Zonjën e nderuar, humanisten e njohur serbe Natasha Kandiq, e siguroj që si President i Kosovës, ashtu sikur edhe në kapacitetet tjera institucionale që kam mbajtur më parë, do të angazhohem për liri dhe siguri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb, kudo në Kosovë.

Edhe në ditët më të vështira, qytetarët tanë kanë ruajtur objektet fetare, monumentet historike dhe trashëgiminë ortodokse të Kosovës.

Ne vazhdojmë ta njohim kontributin e zonjës Kandiq dhe i shprehim mirënjohje të thellë për aktivitetin e saj para, gjatë dhe pas luftës.

Sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës.

Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, pa dallim feje, kulture ose përkatësie etnike. Jemi shteti më demokratik në rajon dhe më gjerë, ku komunitetet etnike mbrohen me kushtetutë.

E ardhmja euro-atlantike e Kosovës është e sigurt vetëm duke ndërtuar shtet demokratik dhe duke ruajtur karakterin multi-etnik të shoqërisë tonë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit