Thaçi jep fjalën: Nuk do ketë Asociacion me modelin “Republika Serbska” në Veri

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka garantuar nuk do te ketë Asociacion me modelin Republika Serbe. Sipas tij, pretendimet e tilla nuk do të realizohen kurrë.

Thaçi, po ashtu ka deklaruar se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do lejohet të perdoret modeli gjermano gjerman, një model i till, siç tha ai mund të përdoret me Shqipërinë si një Komb i përbashkët.

“Nuk do ketë kurrfar asociacioni dhe element egzekutiv. Një gjë e till nuk do lejojm që të ndodh. Pretendimet se ne veri të Kosovës do të ketë Asociacion me modelin Republika Serbe nuk do të realizohet kurrë.Tek une ata komisar nuk mund të vinë. Po ashtu, nuk do ketë as model gjermano gjerman, ai është i pa përshtatshëm dhe i papranueshëm. Mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë model të till, kjo mund të bëhet vetem me Shqipërin sepse jemi një komb”, tha Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit