Thaçi: Mos u frikësoni nga dialogu kur pranë kemi ShBA-në dhe shtetet mike

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar nisjen e punimëve të Konferencës së Ramubujesë para 20 vjetësh.

Si protagonisti kryesorë i Konferencës së Rambujesë, Thaçi përmes një postimi në faqën e tij zyrate në facebook, ka shkruajtur se Kosova asnjëherë nuk duhet të frikësohet nga dialogu kur pranë vetës ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike.

“ Edhe në Rambuje, edhe sa herë që ne kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë”, ka shkruajtur ndër të tjera Thaçi në profilin e tij.

Ky është postimi i plotë:

“Sot u bënë dy dekada nga nisja e punimeve të Konferencës së Rambujesë, e cila ishte iniciuar nga Grupi i Kontaktit. Pas mbi një muaj negociatash që rezultuan pa marrëveshje të përbashkët, nisi edhe intervenimi i NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë. Republika e Kosovës nuk duhet të frikësohet asnjëherë nga dialogu kur pranë ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike. Bashkë i kemi dhënë fund luftës dhe bashkë e kemi ndërtuar edhe paqen. Edhe në Rambuje, edhe sa herë që ne kemi qenë të bashkuar, gjithmonë kemi dalë fitimtarë. Prandaj, edhe paqen afatgjate në rajonin tonë duhet ta ndërtojmë së bashku. Këtë duhet ta bëjmë për hir të brezave të rinj dhe një të ardhmeje më të mirë për popullin tonë dhe tërë Ballkanin Perëndimor! HTH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit