Thaçi ngushëllon familjen për vdekjen e Jonuz Muzliut, ish -drejtorit politik të UÇPMB

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e Jonuz Musliut, kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai në shkrimin e tij në Facebook, shkruan ndër të tjera se Musliu dha kontribut të çmuarnë procesin e çlirimit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit