Thaçi priti një delegacion të komunitetit turk në Kosovë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga komuniteti turk i Kosovës për nder të “Ditës së komunitetit turk në Kosovë”.

Duke i uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk për ditën e tyre, presidenti Thaçi ka thënë se komunitetet e pasurojnë shoqërinë me festat dhe kulturën e tyre, thuhet në një njoftim nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Presidenti Thaçi i cili ka falënderuar delegacionin turk për kontributin e tyre të vazhdueshëm në institucionet e vendit, është shprehur se: “Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve dhe bashkëjetesa jonë, duke i kaluar bashkë jo vetëm festat, por edhe vështirësitë e tjera, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë”.

Ndërsa, Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe kryesues i këtij delegacioni, thuhet në njoftim, ka theksuar se bashkëjetesa dhe toleranca kanë traditë shekullore në Kosovë.

“Komuniteti turk është i përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës, të demokracisë dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Yagcilar.

Pas pavarësisë së Kosovës, 23 prilli është caktuar si Dita e Turqve në vend.

Kujtojmë se rëndësia e veçantë e datës 23 prill për komunitetin turk të Kosovës është se në këtë datë në Turqi festohet Dita Kombëtare e Sovranitetit dhe e Fëmijëve të Republikës së Turqisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit