Thaçi takohet me Hahnin në Bjellorusi, zbulohet se për çfarë bisedojnë

Mos i humb

Pas takimit me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger në Minsk të Bjellorusisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar edhe komisionarin Johannes Hahn, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Me komisionerin Hahn bisedova për çështjet më me rëndësi për perspektivën evropiane të Kosovës, nga përfshirja e pikës për liberalizimin e vizave në agjendën e Këshillit Evropian, deri tek nevoja për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi nuk ka konfirmuar se me Hahn ka arritur ndonjë pajtim, sikurse me Ischingerin, që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje obliguese.

Thaçi është duke qëndruar edhe sot në Bjellorusi, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit