Thaçi takon presidentin austriak, bisedojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë, me të cilin kanë diskuatuar me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar detajet e bisedës gjatë takimit me presidetin austriak.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë. Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook./Kosova Psot/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit