Thaçi: Thellësisht mirënjohës për Turqinë për mbështetjen e Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar sot nëpërmjet telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, rreth ndihmave të nisura nga Turqia për popullin kosovar.

Presidenti Thaçi në një shkrim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Turqia ka nisur “një paketë të ndihmës mjekësore si ndihmë për Kosovën në luftimin e COVID-19”.

“Pas bisedës sime telefonike me presidentin e Turqisë, Erdogan, pranuam një paketë të ndihmave mjekësore si ndihmë nga Turqia për Kosovën për të ndihmuar në luftimin e COVID-19. Thellësisht mirënjohës presidentit Erdoğan dhe Turqisë për mbështetjen e Kosovës në këtë kohë të pashembullt”, ka shkruar Thaçi.

Ambasada e Turqisë në Kosovë por edhe Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar të martën se sot në orën 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit