Thaçi: U mashtruam për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është mashtruar sa i përket liberalizimit të vizave derisa i është kërkuar kriteri i fundit ai i demarkimit me Malin e Zi. Sipas tij, Bashkimi Evropian po diskriminon qytetarët e Kosovës.

‘BE ka hequr vizat për vendet e rajonit, por jo edhe për Kosovën. Kosova ka përmbushur kriterin e saj të fundit për heqjen e vizave atë të demarkimit me Malin e Zi. Ky kriter ka qenë një mashtrim për Kosovën dhe asgjë më tepër. Kosova vazhdon të mbetët vendi me i izoluar në Evropë. E theksova edhe në takim se po bëhet diskriminim me qytetarët e Kosovës’ tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencen e sotme për media ku dha detaje rreth Samitit të Berlinit.

Sipas tij, Bashkimi evropian është i heshtur për sjelljen armiqsore të Serbisë ndaj Kosovës.

“Kjo heshtje e BE-së dhe armiqësia e Serbisë ka bërë që të kemi një ngrirje të njohjeve edhe nga pesë vendet e BE-së. Ky mos unitet evropian për njohjen e Kosovës ka ndikuar që proceset e Kosovës të ngecen. Marrdhënjet Kosovë-Serbi janë të acaruara. Kushtezimi nuk mund të kushtëzohët nga asnjëra palë’ shtoi presidenti Thaçi.

Ndryshe, pas dy muajsh do të mbahet një takim tejtër në Franc të ftuar nga presidenti Macron për të biseduar përsëri për qështjen e Kosovës dhe Serbisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit