Thaçi udhëtoi në Stamboll, merr pjesë në hapjen e aeroportit të ri!

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot udhëton për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.

Në ceremoninë e përurimit të Aeroportit në Turqi, do të marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë.

Ndryshe, Aeroporti i ri në Stamboll, është aeroporti më i madh në botë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit