Thaçi viziton BIK-un, uron besimtarët për Kurban Bajramin

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Në një njoftim nga Kabineti i Presidentit thuhet se Thaçi, me këtë rast ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë qytetarët kudo që jetojnë në Kosovë, në diasporë dhe anë e kënd botës.

“Sot është një festë e mirëkuptimit, e solidaritetit, e dashurisë dhe e respektit të njerëzve, e vizitave të ndërsjella. Prandaj, uroj që edhe sot, edhe çdo herë të ketë sa më tepër harmoni mes njerëzve, në shoqërinë tonë, prej besimtarëve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar më tej se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet tolerante dhe në harmoni të plotë në mes besimeve.

“Roli i Bashkësisë Islame ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka theksuar presidenti./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit