Thaçi: Vrasja makabre në Bazel ka tronditur Zvicrën e Kosovën

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së 7-vjeçarit në Zvicër. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se e gjithë Kosova dhe Zvicra do të luten për të.

“Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të luten për të”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë që 7-vjeçari I. M nga Lipjani i Kosovës u vra nga një e moshuar në Zvicër, për të cilën dyshohet se vuan nga probleme  mendore.

Ende nuk dihet motivi për vrasjen makabre të djaloshit shqiptar në Bazel. Sipas mediave Zviceriane, aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit