The Guardian shkruan për Maqedoninë: Nisi kriza politike pas dështimit të referendumit

Mos i humb

Maqedonia po përballet me një krizë politike menjherë pas befasisë që solli referendumi, me një dalje shumë të ulët për të riemëruar shtetin ballkanik.

Qytetarët ishin pyetur nëse do të përkrahnin marrëveshjen me Greqinë, riemërimin e vendit në Maqedonia Veriore si një moment për t’u anëtarësuar në BE dhe në Nato.

Por, 30 minuta pas mbylljes së vendvotimeve, u duk se thirrjet për bojkot kishin pasur ndikim të madh, me vetëm 34,7% ose 623 mijë njerëz që dolën.

Kryeministri Zoran Zaev tha që do të njihte vendimin demokratik të atyre që votuan duke theksuar që vota plebishitare ishte kritik për orientimin perëndimor të vendit, pavarësisht që nuk dolën as 50% të qytetarëve në votime për ta bërë valid atë.

“Asnjë marrëveshje më e mirë me Greqinë nuk është bërë, e as nuk pritet të bëhet dhe nuk ka alternativë tjetër për vendin tonë pos anëtarësimit në BE. Referendumi u vendos nga ata që deshën të vendosnin,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Lideri socialdemokrat, të cilit do t’i duhet të përballet me parlamentin, mohoi mundësinë që referendumi të quhej i pasuksesshëm shkaku i daljes së vogël.

Nga 98 për qind të votave të numëruara, 91 për qind votuan në favor.

Megjithëse qeveria e Zaevit e ka përshkruar karakterin e referendumit historik si “konsulltativ”, është pranuar se një dalje e ulët do ta bënte gati të pamundur që marrëveshja e ndryshimit të emrit të kalonte në parlamentin me 120 ulëse ku duhen dy të tretat, ose 80 vota.

Partia kryesore opozitare, nacionalistja e VMRO-DPMNE, që e kishte denoncuar marrëveshjen- do ta ketë shumë më të lehtë t’i rezistojë ratifikimit.

Lideri i partisë, Hristijan Mickovski, ka thënë që “Është fakt që marrëveshja për emrin nuk e mori dritën e gjelbër, por e mori shenjën e stopit nga populli.”

Ndërkohë, siç transmeton Periskopi, Guardian ka cituar edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për marrëveshjen, të cilës ai i ka dhënë mbështetje. Por, në anën tjetër qeveria maqedonase ka mbështetur idenë e korrigjimit të kufijve që po promovohet nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit