Thirrje për palestinezët që edhe javën e ardhshme të mblidhen në kufirin e Gazës

Mos i humb

Delegacioni nacional e demonstratave masive i quajtur “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit, u bëri thirrje të gjithë palestinezëve që të premten e ardhshme të mblidhen në kufirin për ngjarjen e quajtur “Përgatitja dhe paralajmërimi”.

Të premten, gjashtë herë me radhë, janë mbajtur demonstrate masive në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Pavarësisht kërcënimeve izraelite, palestinezët vazhdojnë me demonstratat paqësore përmes të cilave dëshirojnë të tregojnë për problemet me të cilat ballafaqohen.

Palestinezët namazin e xhumasë e falën afër kufirit, pas çka filluan demonstratat masive. Në vazhdim janë demonstrata në pesë lokacione të ndryshme në Gaza. Demonstruesit edhe sot dogjëm goma për t’u mbrojtur nga snajperistët.

Autoritetet palestineze ende nuk janë prononcuar me rastin e ngjarjeve të sotme. Pritet që protestat të zgjasin deri në orët e natës.

Palestinezët nga fundi i marsit mbajnë protesta masive me titull “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Së paku 50 palestinezë nga Rripi i Gazës janë vrarë, ndërsa më shumë se 6.000 janë plagosur që nga 30 marsi kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj demonstruesve të cilët shënuan “Ditën e Tokës”, që paraqet simbol të rezistencës ndaj pushtimit izraelit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit